Arkin Jahiji zyrtarizon kandidaturën për Kryetar të Komunës së Bërvenicës
Arkin Jahiji ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për Kryetar të Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet e parakohshme lokale të vitit 2026, duke e cilësuar këtë garë si një mundësi të re për komunën dhe qytetarët e saj. Në një deklaratë publike...
Arkin Jahiji ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për Kryetar të Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet e parakohshme lokale të vitit 2026, duke e cilësuar këtë garë si një mundësi të re për komunën dhe qytetarët e saj.
Në një deklaratë publike, Jahiji tha se synimi i tij është rikthimi i besimit të qytetarëve, forcimi i bashkëpunimit dhe ndërtimi i një komune më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të bashkuar.
“Unë nuk vij me synimin për të ndarë, por për të bashkuar. Nuk vij vetëm për të folur, por mbi të gjitha për të dëgjuar”, deklaroi Jahiji, duke theksuar se forca e komunës qëndron te qytetarët, bashkëpunimi dhe vlerat që i bashkojnë.
Ai u bëri thirrje për bashkëpunim të gjithë qytetarëve të Bërvenicës, përfshirë të rinjtë, gratë, burrat dhe mërgimtarët, duke e cilësuar kandidaturën si një përgjegjësi të përbashkët për të ardhmen e komunës.
Jahiji shprehu gjithashtu falënderim të veçantë për kryetarin e Ali Ahmeti, për besimin dhe mbështetjen ndaj kandidaturës së tij.
“E vlerësoj thellësisht këtë mbështetje dhe besimin e dhënë, të cilin e shoh si përgjegjësi të madhe për të dëshmuar përkushtim, seriozitet dhe punë në shërbim të qytetarëve të Bërvenicës”, u shpreh ai.
Në përmbyllje të deklaratës, Jahiji tha se Bërvenica duhet të hapë një kapitull të ri, duke e cilësuar të ardhmen e komunës si përgjegjësi të përbashkët.
“Bërvenica është e të gjithëve. E ardhmja e saj është përgjegjësi e përbashkët.” Gazeta Flaka
The post Arkin Jahiji zyrtarizon kandidaturën për Kryetar të Komunës së Bërvenicës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.