Arrestohen dy persona, policia sekuestron marihuanë, tableta dhe peshore digjitale
Dy persona nga Velesi, të moshës 36 dhe 26 vjeç, janë privuar nga liria pasi në afërsi të tyre policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë, tableta dhe një peshore digjitale. Ngjarja ka ndodhur më 6 nëntor, rreth orës 22:30, në Veles. Sipas...
Dy persona nga Velesi, të moshës 36 dhe 26 vjeç, janë privuar nga liria pasi në afërsi të tyre policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë, tableta dhe një peshore digjitale.
Ngjarja ka ndodhur më 6 nëntor, rreth orës 22:30, në Veles. Sipas policisë, sendet e dyshuara i kishte lënë paraprakisht njëri prej personave.
Të nesërmen, me urdhër gjykate, policia ka kryer bastisje edhe në shtëpinë e 36-vjeçarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar para.
Të dy personat janë mbajtur në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.