Arrestohen dy persona, policia u gjen marihuanë, tableta dhe peshore digjitale
Dy banorë të Velesit, të moshës 36 dhe 26 vjeç, janë privuar nga liria pasi policia ka gjetur marihuanë, tableta dhe një peshore digjitale në afërsi të tyre. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ngjarja ka ndodhur ...
Dy banorë të Velesit, të moshës 36 dhe 26 vjeç, janë privuar nga liria pasi policia ka gjetur marihuanë, tableta dhe një peshore digjitale në afërsi të tyre.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ngjarja ka ndodhur më 6 nëntor, rreth orës 22:30, kur zyrtarët policorë të SPB-së Veles kanë arrestuar D.T. (36) dhe J.A. (26).
Sendet janë gjetur pranë dy personave, pasi paraprakisht njëri prej tyre i kishte lënë aty.
Të nesërmen, me urdhër të Gjykatës Themelore në Veles, është kryer bastisje në shtëpinë e D.T., ku janë gjetur dhe konfiskuar edhe para.
Të dy personat janë mbajtur në stacion policor, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori publik. Nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Burimi: Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Përgatiti: Flaka Media.
The post Arrestohen dy persona, policia u gjen marihuanë, tableta dhe peshore digjitale appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.