Arrestohen tre persona pas denoncimit të një 17-vjeçareje në rrethinën e Gostivarit

Një vajzë 17-vjeçare nga rrethina e Gostivarit ka denoncuar në Stacionin Policor Rostushë se gjatë periudhës së kaluar ka marrë kërcënime dhe është keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga bashkëshorti i saj jashtëmartesor, nëna e tij dhe m...

tetor 7, 2026 - 16:30
Arrestohen tre persona pas denoncimit të një 17-vjeçareje në rrethinën e Gostivarit

Një vajzë 17-vjeçare nga rrethina e Gostivarit ka denoncuar në Stacionin Policor Rostushë se gjatë periudhës së kaluar ka marrë kërcënime dhe është keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga bashkëshorti i saj jashtëmartesor, nëna e tij dhe motra e tij e mitur.

Sipas njoftimit të policisë, denoncimi është bërë më 6 tetor 2026 në prani të prindit të saj. Personat e denoncuar janë një 23-vjeçar, një grua 53-vjeçare dhe një e mitur 15-vjeçare, të gjithë nga një fshat i rrethinës së Gostivarit.

Po të njëjtën ditë, nëpunësit policorë të Stacionit Policor Rostushë i kanë privuar nga liria tre të dyshuarit. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

Autoritetet po punojnë për sqarimin e të gjitha rrethanave të rastit.

Flaka

The post Arrestohen tre persona pas denoncimit të një 17-vjeçareje në rrethinën e Gostivarit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.