Arrestohet 25-vjeçari në Shkup, dyshohet se sulmoi fizikisht bashkëshorten
Një 25-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij në shtëpinë e tyre, në zonën e Gazi Babës. Sipas njoftimit të policisë, rasti është denoncuar paraprakisht, ndërsa i dyshuari ësh...
Një 25-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij në shtëpinë e tyre, në zonën e Gazi Babës.
Sipas njoftimit të policisë, rasti është denoncuar paraprakisht, ndërsa i dyshuari është arrestuar më 12 tetor, në orën 21:15, në Stacionin Policor Kisella Vodë. Çifti, sipas autoriteteve, është në procedurë shkurorëzimi.
Policia bën të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
Flaka
The post Arrestohet 25-vjeçari në Shkup, dyshohet se sulmoi fizikisht bashkëshorten appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.