Arrestohet 32-vjeçari në Tetovë, dyshohet se kërcënonte prindërit dhe sulmoi babanë me thikë

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka tronditur Tetovën. Policia ka arrestuar V.M. (32), i cili dyshohet se për ditë me radhë terrorizonte prindërit e tij. Sipas policisë, ai vazhdimisht i kërcënonte me mjet të mprehtë, ndërsa më 3 gusht,...

gusht 6, 2026 - 15:00
Arrestohet 32-vjeçari në Tetovë, dyshohet se kërcënonte prindërit dhe sulmoi babanë me thikë

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka tronditur Tetovën. Policia ka arrestuar V.M. (32), i cili dyshohet se për ditë me radhë terrorizonte prindërit e tij.

Sipas policisë, ai vazhdimisht i kërcënonte me mjet të mprehtë, ndërsa më 3 gusht, pasi nuk mori para nga familjarët, theu mobiliet dhe tentoi të sulmonte babanë 61-vjeçar me thikë.

I dyshuari është ndaluar në stacion policor dhe ndaj tij do të ngritet kallëzim penal.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.