Arrestohet 34-vjeçari nga Tetova pasi pengoi policët, ishte nën ndikimin e alkoolit
Një 34-vjeçar nga Tetova është arrestuar në orët e para të mëngjesit pasi, sipas policisë, ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës. Rasti ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Simoski”, ku policia kishte ndërhyrë pas një denonc...
Një 34-vjeçar nga Tetova është arrestuar në orët e para të mëngjesit pasi, sipas policisë, ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Simoski”, ku policia kishte ndërhyrë pas një denoncimi për prishje të rendit dhe qetësisë publike me muzikë të lartë.
Gjatë ndërhyrjes, 34-vjeçari dyshohet se është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve. Sipas matjeve, tek ai janë konstatuar 1.78 promilë alkool në gjak.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
Flaka
The post Arrestohet 34-vjeçari nga Tetova pasi pengoi policët, ishte nën ndikimin e alkoolit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.