Arrestohet 35-vjeçari në Gostivar, dyshohet se sulmoi fizikisht prindërit
Një 35-vjeçar nga Gostivari është privuar nga liria, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë dhe nënën e tij në shtëpinë familjare. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 8 nëntor, rreth orës 16:30, pas një debati parapr...
Një 35-vjeçar nga Gostivari është privuar nga liria, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë dhe nënën e tij në shtëpinë familjare.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 8 nëntor, rreth orës 16:30, pas një debati paraprak mes familjarëve.
Rasti është denoncuar nga babai 70-vjeçar, ndërsa policia e ka arrestuar të dyshuarin H.D. në orën 17:35.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Flaka
The post Arrestohet 35-vjeçari në Gostivar, dyshohet se sulmoi fizikisht prindërit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.