Arrestohet 35-vjeçari nga Gradeci, drejtonte automjetin transportues pa patentë shoferi

Policia ka privuar nga liria një 35-vjeçar nga fshati Gradec, pasi është kapur duke drejtuar një automjet transportues pa patentë shoferi. Rasti është regjistruar më 7 nëntor, rreth orës 09:00, në dalje të fshatit Çajlë, ku gjatë kontrol...

Nëntor 8, 2026 - 14:00
Arrestohet 35-vjeçari nga Gradeci, drejtonte automjetin transportues pa patentë shoferi

Policia ka privuar nga liria një 35-vjeçar nga fshati Gradec, pasi është kapur duke drejtuar një automjet transportues pa patentë shoferi.

Rasti është regjistruar më 7 nëntor, rreth orës 09:00, në dalje të fshatit Çajlë, ku gjatë kontrollit të një automjeti transportues „Ford“ me targa të Gostivarit është konstatuar se drejtuesi nuk kishte fituar të drejtën për drejtimin e automjetit.

Automjeti është konfiskuar përkohësisht, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të pasojë parashtresa përkatëse.

Flaka

The post Arrestohet 35-vjeçari nga Gradeci, drejtonte automjetin transportues pa patentë shoferi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.