Arrestohet 38-vjeçari nga Banjica e Poshtme, dyshohet për disa vjedhje në Gostivar

Një 38-vjeçar nga Banjica e Poshtme është arrestuar në Gostivar, nën dyshimin për kryerjen e disa vjedhjeve gjatë muajit të kaluar dhe këtij muaji. Sipas njoftimit të MPB-së, personi me inicialet G.K. është privuar nga liria më 29 tetor,...

tetor 30, 2026 - 16:00
Arrestohet 38-vjeçari nga Banjica e Poshtme, dyshohet për disa vjedhje në Gostivar

Një 38-vjeçar nga Banjica e Poshtme është arrestuar në Gostivar, nën dyshimin për kryerjen e disa vjedhjeve gjatë muajit të kaluar dhe këtij muaji.

Sipas njoftimit të MPB-së, personi me inicialet G.K. është privuar nga liria më 29 tetor, rreth orës 09:00, në rrugën „18 Nëntori“ në Gostivar, nga zyrtarët policorë të DPB-së Gostivar.

Ai dyshohet se ka kryer disa vepra penale të lidhura me vjedhje në zonën e Gostivarit.

38-vjeçari është ndaluar në Stacionin Policor, ndërsa pas dokumentimit të rasteve ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

Flaka

The post Arrestohet 38-vjeçari nga Banjica e Poshtme, dyshohet për disa vjedhje në Gostivar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.