Arrestohet 42-vjeçari nga Shqipëria, dyshohet për 10 shtetas turq për kalim ilegal të kufirit

Sot (30.08.2026), rreth orës 00:40, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje dhe Kontroll Kufitar në Bogorodicë kanë parandaluar një tentativë për kalim ilegal të kufirit shtetëror. Gjatë ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve,...

gusht 30, 2026 - 15:30
Arrestohet 42-vjeçari nga Shqipëria, dyshohet për 10 shtetas turq për kalim ilegal të kufirit

Sot (30.08.2026), rreth orës 00:40, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje dhe Kontroll Kufitar në Bogorodicë kanë parandaluar një tentativë për kalim ilegal të kufirit shtetëror.
Gjatë ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, është privuar nga liria M.A. (42) nga Republika e Shqipërisë, për të cilin ekziston dyshimi se ishte udhërrëfyes i një grupi prej 10 shtetasish turq, të moshës nga 15 deri në 61 vjeç, të cilët kishin për qëllim të kalonin ilegalisht kufirin shtetëror.

M.A. është ndaluar në Stacionin Policor të kompetencës së përgjithshme në Gjevgjeli, ndërsa shtetasit turq janë ndaluar në Stacionin Policor për Mbikëqyrje dhe Kontroll Kufitar në Bogorodicë dhe �⁠do të dërgohen para gjykatës kompetente.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.