Arrestohet 44-vjeçari në Kumanovë, dyshohet se kërcënoi bashkëshorten

Një 44-vjeçar nga Kumanova është arrestuar mbrëmjen e 8 shtatorit, pas një denoncimi për dhunë në familje dhe kërcënim ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit të SPB Kumanovë, zyrtarët policorë e kanë privuar nga liria personin O.K. (...

shtator 10, 2026 - 22:00
Arrestohet 44-vjeçari në Kumanovë, dyshohet se kërcënoi bashkëshorten

Një 44-vjeçar nga Kumanova është arrestuar mbrëmjen e 8 shtatorit, pas një denoncimi për dhunë në familje dhe kërcënim ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas njoftimit të SPB Kumanovë, zyrtarët policorë e kanë privuar nga liria personin O.K. (44) rreth orës 21:25, pas denoncimit të mëparshëm.

I arrestuari është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa nga policia bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës ligjor.

Flaka

The post Arrestohet 44-vjeçari në Kumanovë, dyshohet se kërcënoi bashkëshorten appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.