Arrestohet 44-vjeçari në Shkup, dyshohet se kërcënoi vajzën e mitur

Një 44-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria në zonën e Karposhit, pasi bashkëshortja e tij 41-vjeçare e ka denoncuar për kërcënime ndaj vajzës së tyre të mitur. Sipas denoncimit, më 2 nëntor, gjatë kohës kur çifti ishte në procedurë...

Nëntor 3, 2026 - 22:00
Arrestohet 44-vjeçari në Shkup, dyshohet se kërcënoi vajzën e mitur

Një 44-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria në zonën e Karposhit, pasi bashkëshortja e tij 41-vjeçare e ka denoncuar për kërcënime ndaj vajzës së tyre të mitur.

Sipas denoncimit, më 2 nëntor, gjatë kohës kur çifti ishte në procedurë shkurorëzimi, 44-vjeçari e kishte telefonuar vajzën dhe e kishte kërcënuar. Më pas, ai kishte shkuar në shtëpinë e tyre dhe kishte trokitur në derën hyrëse.

Policia e ka privuar nga liria më 3 nëntor, rreth orës 01:40. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

Flaka

The post Arrestohet 44-vjeçari në Shkup, dyshohet se kërcënoi vajzën e mitur appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.