Arrestohet 44-vjeçari në Strugë: Dyshohet se sulmoi fizikisht bashkëshorten dhe u përlesh me policinë
Një 44-vjeçar nga Struga është arrestuar gjatë orëve të para të mëngjesit, pasi ishte denoncuar për dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Sipas njoftimit policor, ngjarja ka ndodhur më 19 shtator, rreth orës 03:50, në një fshat të Strugës. I dys...
Një 44-vjeçar nga Struga është arrestuar gjatë orëve të para të mëngjesit, pasi ishte denoncuar për dhunë fizike ndaj bashkëshortes.
Sipas njoftimit policor, ngjarja ka ndodhur më 19 shtator, rreth orës 03:50, në një fshat të Strugës. I dyshuari B.D. dyshohet se, së bashku me një familjar tjetër, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Gjatë ndërhyrjes së policisë, 44-vjeçari dyshohet se është sjellë në mënyrë agresive edhe ndaj zyrtarëve policorë, të cilët po ndërmerrnin veprimet zyrtare.
Policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.