Një 45-vjeçar nga Kërçova është privuar nga liria pasi policia, gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, ka gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshimta.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ngjarja ka ndodhur më 8 nëntor 2026, në orën 13:10, në Kërçovë, ku zyrtarët policorë kanë privuar nga liria P.J. (45).

Me urdhër gjykate, pjesëtarët e policisë kriminalistike pranë SPB-së Kërçovë kanë kryer bastisje në shtëpinë e tij, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar një substancë të bardhë në formë pluhuri, si dhe foli me gjurmë të një substance ngjyrë kafe.

„Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës“, thuhet në njoftimin e MPB-së. Flaka Media

The post Arrestohet 45-vjeçari në Kërçovë, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij gjenden substanca të dyshimta appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.