Arrestohet 45-vjeçari në Strugë, iu gjetën dy paketime me lëndë pluhurore
Një 45-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria në Strugë, pasi gjatë një kontrolli policor tek ai janë gjetur dhe konfiskuar dy paketime me lëndë pluhurore të bardhë. Rasti ka ndodhur më 7 tetor, rreth orës 19:20, në Shëtitoren “8 Nënt...
Një 45-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria në Strugë, pasi gjatë një kontrolli policor tek ai janë gjetur dhe konfiskuar dy paketime me lëndë pluhurore të bardhë.
Rasti ka ndodhur më 7 tetor, rreth orës 19:20, në Shëtitoren “8 Nëntori” në Strugë. Nëpunësit policorë të policisë kriminalistike pranë NJPB Strugë kanë privuar nga liria personin me inicialet L.T. (45).
Policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Flaka
The post Arrestohet 45-vjeçari në Strugë, iu gjetën dy paketime me lëndë pluhurore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.