Arrestohet 45-vjeçarja në Shkup, dyshohet se keqtrajtoi për një kohë të gjatë vajzën 13-vjeçare
Një 45-vjeçare nga Shkupi është ndaluar nga policia pas një denoncimi për dhunë në familje, ku dyshohet se ajo për një periudhë të gjatë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj vajzës së saj 13-vjeçare. Sipas Ministrisë së Punëve ...
Një 45-vjeçare nga Shkupi është ndaluar nga policia pas një denoncimi për dhunë në familje, ku dyshohet se ajo për një periudhë të gjatë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj vajzës së saj 13-vjeçare.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, zyrtarët policorë të SPB Shkup e kanë arrestuar mëngjesin e sotëm H. Gj., nga Shkupi, pasi kanë vepruar mbi një denoncim për dhunë në familje në zonën e Gazi Babës.
Sipas denoncimit, 45-vjeçarja dyshohet se e ka keqtrajtuar vazhdimisht vajzën e saj, ndërsa raportohet se në disa raste e ka mbajtur të miturën të mbyllur me çelës në një nga dhomat e banesës.
Për rastin janë njoftuar prokurori publik, inspektori për të mitur, si dhe Qendra për Punë Sociale, të cilët janë përfshirë në procedurat përkatëse.
Nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 45-vjeçares do të paraqitet kallëzimi përkatës.
Rasti po trajtohet nga institucionet kompetente.
Flaka
The post Arrestohet 45-vjeçarja në Shkup, dyshohet se keqtrajtoi për një kohë të gjatë vajzën 13-vjeçare appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.