Arrestohet 46-vjeçari në Kumanovë pas kërcënimeve ndaj djalit të tij

Policia e Kumanoves (Sektori per Pune te Brendshme) ka arrestuar një 46-vjeçar nga Kumanova, pasi dyshohet se është sjellë në mënyrë agresive dhe ka kërcënuar djalin e tij 24-vjeçar. Rasti është raportuar më 15 shtator, rreth orës 21:10, ku...

shtator 16, 2026 - 20:30
Arrestohet 46-vjeçari në Kumanovë pas kërcënimeve ndaj djalit të tij

Policia e Kumanoves (Sektori per Pune te Brendshme) ka arrestuar një 46-vjeçar nga Kumanova, pasi dyshohet se është sjellë në mënyrë agresive dhe ka kërcënuar djalin e tij 24-vjeçar.

Rasti është raportuar më 15 shtator, rreth orës 21:10, kur zyrtarët policorë të SPB Kumanovë kanë privuar nga liria personin me iniciale D.S. (46).

Sipas policisë, ai dyshohet se është sjellë në mënyrë agresive ndaj të birit dhe i ka bërë kërcënime.

46-vjeçari është dërguar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.