Arrestohet 48-vjeçari në Kërçovë, dyshohet se dhunoi bashkëshorten me send të fortë

Policia e Kërçovës ka arrestuar një 48-vjeçar të dyshuar për dhunë në familje, raporton Tetovasot. Sipas NJPB Kërçovë, O.P. (48) u privua nga liria pasi bashkëshortja e tij 50-vjeçare kishte denoncuar se ai e kishte sulmuar fizikisht në sht...

gusht 10, 2026 - 19:30
Arrestohet 48-vjeçari në Kërçovë, dyshohet se dhunoi bashkëshorten me send të fortë

Policia e Kërçovës ka arrestuar një 48-vjeçar të dyshuar për dhunë në familje, raporton Tetovasot.

Sipas NJPB Kërçovë, O.P. (48) u privua nga liria pasi bashkëshortja e tij 50-vjeçare kishte denoncuar se ai e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë familjare, duke përdorur edhe një send të fortë.

I dyshuari është ndaluar në polici, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.