Arrestohet 49-vjeçari në Ohër, gjatë kontrollit në banesë i gjenden lëndë e dyshuar narkotike dhe para
Policia e Ohrit ka privuar nga liria një 49-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar tri paketime me një materie të bardhë në formë pluhuri dhe para. Më 7 nëntor 2026, zyrtar...
Policia e Ohrit ka privuar nga liria një 49-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar tri paketime me një materie të bardhë në formë pluhuri dhe para.
Më 7 nëntor 2026, zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Ohër kanë privuar nga liria B.N. (49), nga Ohri.
Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), gjatë kontrollit në banesën e tij, i realizuar me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar tri paketime me materie të bardhë në formë pluhuri, si dhe një shumë parash.
“Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Gazeta Flaka
The post Arrestohet 49-vjeçari në Ohër, gjatë kontrollit në banesë i gjenden lëndë e dyshuar narkotike dhe para appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.