Arrestohet 51-vjeçari në Tetovë, dyshohet se dhunoi bashkëshorten dhe vajzën e mitur

Policia ka arrestuar një 51-vjeçar nga një fshat i Tetovës, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së mitur. Sipas informacioneve të policisë, gjatë ndërhyrjes është konstatuar se 51-vjeçari isht...

shtator 1, 2026 - 15:30
Arrestohet 51-vjeçari në Tetovë, dyshohet se dhunoi bashkëshorten dhe vajzën e mitur

Policia ka arrestuar një 51-vjeçar nga një fshat i Tetovës, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së mitur.

Sipas informacioneve të policisë, gjatë ndërhyrjes është konstatuar se 51-vjeçari ishte nën ndikimin e alkoolit, me 1.85 promilë alkool në gjak.

I dyshuari, sipas policisë, është sjellë në mënyrë agresive edhe ndaj zyrtarëve policorë dhe ka refuzuar t’u bindet urdhrave të tyre.

Pas dokumentimit dhe zbardhjes së plotë të rastit, ndaj 51-vjeçarit pritet të ngrihet kallëzim përkatës.

Flaka

The post Arrestohet 51-vjeçari në Tetovë, dyshohet se dhunoi bashkëshorten dhe vajzën e mitur appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.