Arrestohet 64-vjeçari, dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës së tij

Një 64-vjeçar nga një fshat i Negotinës është privuar nga liria, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij 35-vjeçare. Rasti është denoncuar në polici, ndërsa i dyshuari është arrestuar më 5 nëntor, rreth orës 20:45, n...

Nëntor 6, 2026 - 20:00
Arrestohet 64-vjeçari, dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës së tij

Një 64-vjeçar nga një fshat i Negotinës është privuar nga liria, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij 35-vjeçare.

Rasti është denoncuar në polici, ndërsa i dyshuari është arrestuar më 5 nëntor, rreth orës 20:45, nga nëpunësit policorë të NJPB Negotinë.

Ai është mbajtur në stacion policor, ndërsa është njoftuar edhe prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës.

Flaka

The post Arrestohet 64-vjeçari, dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës së tij appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.