Arrestohet në Turqi shqiptari i shumëkërkuar nga autoritetet gjermane
Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë gjatë ditës së djeshme njoftoi se Valmir Berisha është arrestuar në qytetin e Izmirit, pasi kërkohej ndërkombëtarisht nga autoritetet gjyqësore gjermane, përcjell TV21. Sipas njoftimit, ai kërkohej ...
Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë gjatë ditës së djeshme njoftoi se Valmir Berisha është arrestuar në qytetin e Izmirit, pasi kërkohej ndërkombëtarisht nga autoritetet gjyqësore gjermane, përcjell TV21. Sipas njoftimit, ai kërkohej për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike, kërcënimit dhe privimit të paligjshëm të lirisë së personit.
Arrestimi u realizua nga ekipet e Policisë së Izmirit, në koordinim me Departamentin e Interpolit dhe Europolit në Drejtorinë e Përgjithshme të Sigurisë së Turqisë dhe Organizatën Kombëtare të Inteligjencës (MIT).
The post Arrestohet në Turqi shqiptari i shumëkërkuar nga autoritetet gjermane appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.