Një 24-vjeçar është arrestuar në Tetovë, pasi nëna e tij 49-vjeçare e ka denoncuar për sulm fizik në shtëpinë familjare.

Sipas informacioneve të policisë, incidenti ka ndodhur më 8 nëntor, rreth orës 23:20, pas një mosmarrëveshjeje paraprake mes nënës dhe djalit.

Gruaja e ka denoncuar rastin, pas së cilës zyrtarët policorë e kanë privuar nga liria 24-vjeçarin dhe e kanë mbajtur në stacion policor. Gazeta Flaka

Nga policia bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

The post Arrestohet një 24-vjeçar në Tetovë, dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.