Arrestohet një 36-vjeçar nga Egjipti për vjedhje në një hostel në Ohër
Një shtetas 36-vjeçar nga Egjipti është privuar nga liria, nën dyshimin për vjedhje të një telefoni celular dhe parash nga mysafirë të tjerë në një hostel në Ohër. Sipas SPB Ohër, vjedhja dyshohet se është kryer më 26 tetor, ndërsa i dys...
Një shtetas 36-vjeçar nga Egjipti është privuar nga liria, nën dyshimin për vjedhje të një telefoni celular dhe parash nga mysafirë të tjerë në një hostel në Ohër.
Sipas SPB Ohër, vjedhja dyshohet se është kryer më 26 tetor, ndërsa i dyshuari është kapur po atë ditë në autostradën Tetovë–Shkup, gjatë një aksioni të përbashkët policor.
Me vendim të gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Ohër, atij i është caktuar masa e paraburgimit prej tetë ditësh.
Ndaj tij është paraqitur kallëzim penal për veprën e dyshuar të vjedhjes.
Flaka
The post Arrestohet një 36-vjeçar nga Egjipti për vjedhje në një hostel në Ohër appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.