Arrestohet një 39-vjeçar në Shkup, dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike

Një 39-vjeçar është privuar nga liria në Shkup, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale që lidhet me trafikimin e paautorizuar të drogave, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (M...

Nëntor 8, 2026 - 10:00
Arrestohet një 39-vjeçar në Shkup, dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike

Një 39-vjeçar është privuar nga liria në Shkup, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale që lidhet me trafikimin e paautorizuar të drogave, substancave psikotrope dhe prekursorëve.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ngjarja ka ndodhur më 6 nëntor 2026, rreth orës 20:30, kur pjesëtarë të Njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup, pas informacioneve paraprake operative, kanë vërejtur një automjet të tipit „Mazda 3“, me targa të Shkupit.

Nga automjeti ka dalë personi që e drejtonte atë dhe ka marrë një materie të panjohur bimore, e cila ishte lënë pranë një shtylle elektrike.

Policia i është afruar personit dhe ka privuar nga liria S.B. (39), për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale sipas nenit 215 të Kodit Penal.

Nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Burimi: Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Përgatiti: Flaka Media.

The post Arrestohet një 39-vjeçar në Shkup, dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.