Arrestohet një 53-vjeçar në Gostivar, drejtonte veturën pa patentë
Një 53-vjeçar nga Gostivari është privuar nga liria pasi është kapur duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi në fshatin Zubovc. Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 10 tetor, rreth orës 16:40, kur zyrtarët policorë kanë nda...
Një 53-vjeçar nga Gostivari është privuar nga liria pasi është kapur duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi në fshatin Zubovc.
Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 10 tetor, rreth orës 16:40, kur zyrtarët policorë kanë ndaluar një veturë të markës „Ford“ me targa të Gostivarit.
Gjatë kontrollit është konstatuar se shoferi, me inicialet B.I., nuk ishte pajisur me të drejtën për drejtimin e automjetit.
Ai është ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale „Drejtim i papërgjegjshëm i mjetit motorik“, ndërsa automjeti i është konfiskuar përkohësisht. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të pasojë parashtresa përkatëse.
Flaka
The post Arrestohet një 53-vjeçar në Gostivar, drejtonte veturën pa patentë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.