Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore në Kaçanik
Sot, rreth orës 05:10, patrulla policore e stacionit policor në Kaçanik, gjatë patrullimit, ka ndaluar personin M.R., 20 vjeç. “Gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe verifikimit në sistemin e urdhëresave, është konstatuar se ndaj tij kis...


Sot, rreth orës 05:10, patrulla policore e stacionit policor në Kaçanik, gjatë patrullimit, ka ndaluar personin M.R., 20 vjeç.
“Gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe verifikimit në sistemin e urdhëresave, është konstatuar se ndaj tij kishte urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge””, njofton policia.
Pas përfundimit të procedurave dhe kompletimit të dokumentacionit, “me urdhër të gjykatës, është dërguar për vuajtjen e dënimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh”, vijon njoftimi.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
