Arrestohet për narkotikë një person në Ferizaj, policia sekuestron marihuanë, pushkë gjuetie, telefon e para
Policia e Kosovës, ka njoftuar për arrestimin e një personi në Ferizaj, nën dyshimet për blerje, shitje dhe posedim të narkotikëve. Në njoftim policia shton se, pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit dhe objektet përcjellëse të ti, janë...


Policia e Kosovës, ka njoftuar për arrestimin e një personi në Ferizaj, nën dyshimet për blerje, shitje dhe posedim të narkotikëve.
Në njoftim policia shton se, pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit dhe objektet përcjellëse të ti, janë gjetur dhe sekuestruar prova si; substancë narkotike marihuanë, një grinder, një pushkë gjuetie, telefon e para të gatshme.
Postimi:
Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për blerje, shitje dhe posedim të narkotikëve
Prishtinë 14 gusht 2026
Me datën 14.08.2026 Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Ferizaj, pas pranimit të informacioneve se një person i dyshuar merret me shitjen e narkotikëve në Kaçanik, ka ndërmarrë veprime hetimore dhe operative të cilat kanë rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar dhe konfiskimin e provave materiale lidhur me rastin.
DHTN- Ferizaj në bashkëpunim me njësitë tjera relevante policore në lidhje me rastin e lartcekur ka zbatuar urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, ku gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit të dyshuar në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar:
-Një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 30.44 gram,
-Një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 1.13 gram,
-Rreth 130 qese të zbrazëta për paketim të Marihuanës,
-Një grinder për bluarjen e Marihuanës dhe letra për mbështjellje.
-Një pushkë gjuetie,
-Një telefon,
-Para të gatshme.
Për të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me autorizim të të cilit, ndaj personit të dyshuar iniciohet rasti për veprën penale ’’Blerja, posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’‘dhe pas intervistimit ndaj të njëjtit lëshohet aktvendim për ndalim prej 48 orësh
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
