Arrestohet personi që kërcënoi Ramush Haradinajn

Është arrestuar i dyshuar për kërcënimin ndaj ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës. ” I dyshuari është prangosur nga Njësiti i Hetimeve të Përgjith...

gusht 12, 2026 - 22:00
Arrestohet personi që kërcënoi Ramush Haradinajn

Është arrestuar i dyshuar për kërcënimin ndaj ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

” I dyshuari është prangosur nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë. Ndaj tij do të nisë procedura në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit”, deklaroi Ahmeti.

Klankosova.tv merr vesh se i dyshuari që ra në duart e policisë është Skender Llugiqi.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.