Arrestohet pronari i “Alta Bankës” në Serbi, Davor Macura

Davor Macura, pronari i “Alta Bankës” në Serbi, është ndaluar mbrëmjen e kaluar nga policia, pas bastisjes së ambienteve të bankës, e cila ka zgjatur më shumë se 30 orë, sipas informacioneve të publikuara nga mediat. Bastisja kishte nisur t...

Nëntor 2, 2026 - 16:00
Arrestohet pronari i “Alta Bankës” në Serbi, Davor Macura

Davor Macura, pronari i “Alta Bankës” në Serbi, është ndaluar mbrëmjen e kaluar nga policia, pas bastisjes së ambienteve të bankës, e cila ka zgjatur më shumë se 30 orë, sipas informacioneve të publikuara nga mediat.

Bastisja kishte nisur të shtunën, në të njëjtën ditë kur Bordi Ekzekutiv i Bankës Popullore të Serbisë ia kishte revokuar licencën për ushtrimin e veprimtarisë bankare institucionit financiar.

Sipas raportimit të 4news.mk, për bankën ishte shpallur edhe falimentimi.Deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet e ndalimit të Macurës, as dyshimet eventuale për vepra penale apo rezultatet e bastisjes policore.Davor Macura zotëron një numër të madh kompanish, drejtpërdrejt ose përmes kompanive të tij.

The post Arrestohet pronari i “Alta Bankës” në Serbi, Davor Macura appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.