Arrestohet shoferi i sekretarit gjeneral të Qeverisë së Maqedonisë, kërkoi ryshfet për punësim
Shoferi i Igor Janushevit, sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë së Maqedonisë mbrëmë është arrestuar në një aksion policor në Shkup. Siç mëson portali Plusinfo, shoferi i Janushevit ka kërkuar ryshfet për punësim. Pas marrjes së informat...
Shoferi i Igor Janushevit, sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë së Maqedonisë mbrëmë është arrestuar në një aksion policor në Shkup.
Siç mëson portali Plusinfo, shoferi i Janushevit ka kërkuar ryshfet për punësim.
Pas marrjes së informatave, policia e ka kapur “ryshfetmarrësin e dështuar” sipas procedurës standarde: i janë dhënë para të shënuara dhe më pas është arrestuar.
Rasti tashmë po hetohet nga autoritetet kompetente, ndërsa hetimi duhet të zbardhë edhe nëse i dyshuari ka vepruar i vetëm apo në emër të personave të tjerë në kërkimin e parave për punësim. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje për rastin në vijim të procedurës.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.