Arriti në Parlament propozimi për shkarkimin e kryeprokurorit Kocevskit – Fati i tij në duart e Gashit

Në Kuvend ka mbërritur propozimi për shkarkimin e kryeprokurorit, Lupço Kocevski. Për procedurën e mëtejshme, Kuvendi ka njoftuar se do të japë informacione shtesë, përcjell TV21. Procesi për shkarkimin e The post Arriti në Parlament propozimi për shkarkimin e kryeprokurorit Kocevskit – Fati i tij në duart e Gashit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 11, 2025 - 19:00
 0
Arriti në Parlament propozimi për shkarkimin e kryeprokurorit Kocevskit – Fati i tij në duart e Gashit

Në Kuvend ka mbërritur propozimi për shkarkimin e kryeprokurorit, Lupço Kocevski. Për procedurën e mëtejshme, Kuvendi ka njoftuar se do të japë informacione shtesë, përcjell TV21. Procesi për shkarkimin e Kocevskit, i cili ishte ndërprerë pas tragjedisë në Koçan dhe ishte pezulluar përkohësisht gjatë periudhës zgjedhore, ka rifilluar me vendim të Qeverisë.

Siç deklaroi zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, shkarkimi propozohet për shkak të gabimeve të rënda profesionale në drejtimin e Prokurorisë Publike, të cilat, sipas saj, kanë çuar në cenim të efikasitetit dhe funksionalitetit të Prokurorisë.

Si pasojë e shkeljeve të kryera, gjatë periudhës së kaluar është evidentuar dobësimi i funksionalitetit të Prokurorisë Publike dhe është cenuar seriozisht integriteti i institucionit.

The post Arriti në Parlament propozimi për shkarkimin e kryeprokurorit Kocevskit – Fati i tij në duart e Gashit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .