Arta Avdiu: Shtrirja e sovranitetit në veri po jep rezultatet e para
Analistja Arta Avdiu ka bërë një reagim publik ku ka theksuar se zhvillimet e fundit në veri të vendit dëshmojnë suksesin e shtrirjes së sovranitetit. Ajo ka vënë në dukje se brenda një muaji janë zbuluar varreza masive dhe janë arrestuar...
Analistja Arta Avdiu ka bërë një reagim publik ku ka theksuar se zhvillimet e fundit në veri të vendit dëshmojnë suksesin e shtrirjes së sovranitetit.
Ajo ka vënë në dukje se brenda një muaji janë zbuluar varreza masive dhe janë arrestuar personat e dyshuar dhe përgjegjës.
Sipas saj, pikërisht për këtë arsye Serbia ka dashur që veriu të mbetej jashtë kontrollit të shtetit të Kosovës.
Në përfundim, Avdiu vlerëson se përpjekjet dhe shtrirja e sovranitetit në atë pjesë të vendit tashmë kanë filluar të sjellin rezultatet e para. (INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.