Artan Grubi mbetet pa pasaportë, por lirohet nga arresti shtëpiak

Gjykata Themelore Penale në Shkup ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Artan Grubit për kthimin e dokumentit të udhëtimit kundrejt garancisë, ndërsa ish-zëvendëskryeministri do të mbetet nën masa kujdesi edhe pas përfundimit të arrestit shtë...

tetor 13, 2026 - 18:30
Artan Grubi mbetet pa pasaportë, por lirohet nga arresti shtëpiak

Gjykata Themelore Penale në Shkup ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Artan Grubit për kthimin e dokumentit të udhëtimit kundrejt garancisë, ndërsa ish-zëvendëskryeministri do të mbetet nën masa kujdesi edhe pas përfundimit të arrestit shtëpiak.

Vendimi i Këshillit Penal është marrë pas mendimit negativ të Prokurorisë Publike kompetente. Si rrjedhojë, mbetet në fuqi masa e marrjes së përkohshme të dokumentit të udhëtimit, si dhe ndalimi i lëshimit të një dokumenti të ri për kalimin e kufirit shtetëror.

Ndërkohë, më 13 tetor, gjykata ka hequr masën e arrestit shtëpiak ndaj Grubit, pasi ka skaduar afati ligjor prej 60 ditësh.

Në vend të kësaj mase, ndaj tij vazhdojnë të zbatohen masa të tjera kujdesi, përfshirë ndalimin e largimit nga vendbanimi, detyrimin për t’u paraqitur periodikisht në gjykatë dhe ndalimin e kontaktit me persona të caktuar.

Artan Grubi është i akuzuari i dytë në rastin “Lotaria Shtetërore”, ku ngarkohet për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare. Ai është deklaruar i pafajshëm në procedurën gjyqësore. Gazeta Flaka

The post Artan Grubi mbetet pa pasaportë, por lirohet nga arresti shtëpiak appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.