Artistet shqiptare në skenë deri në ditën e fundit të shtatzanisë
Shtatzënia është një nga periudhat më të veçanta në jetën e një gruaje, por për disa artiste shqiptare ajo nuk ka nënkuptuar shkëputje nga karriera. Përkundrazi, ato kanë zgjedhur të vazhdojnë angazhimet profesionale, duke dëshmuar se pritj...
Shtatzënia është një nga periudhat më të veçanta në jetën e një gruaje, por për disa artiste shqiptare ajo nuk ka nënkuptuar shkëputje nga karriera. Përkundrazi, ato kanë zgjedhur të vazhdojnë angazhimet profesionale, duke dëshmuar se pritja e ëmbël nuk i ka larguar nga skena, ekrani apo moda.
Një prej artisteve që po tërheq vëmendje është Engjëllusha Salihu, e cila ndodhet në javët e fundit të shtatzënisë, por vazhdon të jetë e pranishme në dasma dhe mbrëmje muzikore. Edhe në këtë periudhë të rëndësishme, ajo nuk po heq dorë nga muzika dhe paraqitjet e saj.
Edhe Albina Kelmendi është një tjetër emër që ka zgjedhur të vazhdojë angazhimet muzikore gjatë shtatzënisë. Këngëtarja, e cila është në fund të shtatzënisë, është parë duke performuar në dasma dhe ahengje, duke e mbajtur skenën aktive edhe në ditët e fundit të pritjes.
Në skenë vazhdon të jetë aktive edhe Dafina Zeqiri, e cila është në pritje të fëmijës së dytë. Artistja e konfirmoi shtatzëninë gjatë një koncerti në Tiranë dhe që prej atëherë ka vazhduar me aktivitetet e saj muzikore.
Ndërkohë, Lotina Haziri po e vazhdon angazhimin e saj në televizion edhe gjatë shtatzënisë. Moderatorja është në pritje të fëmijës së parë dhe ka vazhduar të jetë aktive në ekran, shkruan Kosovarja.
Në një tjetër fushë, atë të modelingut, edhe Ana Ejupi po vazhdon angazhimet e saj profesionale gjatë kësaj periudhe.
Të gjitha këto artiste po tregojnë se përkushtimi ndaj profesionit mund të vazhdojë edhe gjatë pritjes së ëmbël. Megjithatë, çdo shtatzëni është e ndryshme dhe ritmi i punës varet gjithmonë nga gjendja dhe këshillat e mjekut.
Nga skena muzikore te televizioni dhe moda, këto gra po dëshmojnë se shtatzënia nuk i ka bërë të heqin dorë nga pasioni i tyre për punën, shkruan Kosovarja.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.