‘As një milion vota nuk e shndërrojnë gënjeshtrën në të vërtetë’ – Gjini reagon edhe në Facebook

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, pas konferencës për medie që mbajti, sonte ka bërë edhe një reagim tjetër për situatën politike në vend në rrjetin e tij social në Facebook. Por postimi i tij duket së është më i shkurtër i cili i referoh...

gusht 6, 2026 - 22:00
‘As një milion vota nuk e shndërrojnë gënjeshtrën në të vërtetë’ – Gjini reagon edhe në Facebook
‘as-nje-milion-vota-nuk-e-shnderrojne-genjeshtren-ne-te-vertete’-–-gjini-reagon-edhe-ne-facebook

‘as-nje-milion-vota-nuk-e-shnderrojne-genjeshtren-ne-te-vertete’-–-gjini-reagon-edhe-ne-facebook

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, pas konferencës për medie që mbajti, sonte ka bërë edhe një reagim tjetër për situatën politike në vend në rrjetin e tij social në Facebook.

Por postimi i tij duket së është më i shkurtër i cili i referohet situatës së sotme që ka ndodhur në Kuvend, ku pas betimit të deputetëve, me kërkesë të kreut të VV-së, Albin Kurtin është ndërpre seanca duke pamundësuar kështu konstituimin e Kuvendit.

Ai në një postim në rrjetin e tij social në Facebook ka shkruar:

“As një milion vota nuk e shndërrojnë gënjeshtrën në të vërtetë;

As një milion vota nuk e shndërrojnë të mbrapshtën në të mbarë;

As një milion vota nuk e shndërrojnë ligësinë në mirësi;

As njëqind milionë vota nuk e bëjnë marrëzinë urtësi.

Rroftë Kosova e pavarur dhe demokratike!” /GAZETA10


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.