“As për pije, as për ushqim”, KRU Prishtina paralajmëron banorët e Miradisë së Ulët të mos e përdorin ujin

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar banorët e fshatit Miradi e Ulët që, deri në një njoftim të ri, të mos e përdorin ujin për pije dhe për përgatitjen e ushqimit. Sipas njoftimit, gjatë punimeve për sanimin e një gypi ...

gusht 13, 2026 - 15:00
“As për pije, as për ushqim”, KRU Prishtina paralajmëron banorët e Miradisë së Ulët të mos e përdorin ujin
“as-per-pije,-as-per-ushqim”,-kru-prishtina-paralajmeron-banoret-e-miradise-se-ulet-te-mos-e-perdorin-ujin

“as-per-pije,-as-per-ushqim”,-kru-prishtina-paralajmeron-banoret-e-miradise-se-ulet-te-mos-e-perdorin-ujin

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar banorët e fshatit Miradi e Ulët që, deri në një njoftim të ri, të mos e përdorin ujin për pije dhe për përgatitjen e ushqimit.

Sipas njoftimit, gjatë punimeve për sanimin e një gypi të ujësjellësit është vërejtur përkeqësim i cilësisë së ujit.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se masa do të jetë në fuqi deri në përfundimin e analizave laboratorike dhe konfirmimin se uji është i sigurt për konsum.

Banorët do të njoftohen me kohë për çdo informacion të ri lidhur me cilësinë dhe sigurinë e ujit. 


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.