As vjeshta nuk i ndal zjarret në male, 28 raste të regjistruara

Edhe pse temperaturat kanë nisur të bien dhe vjeshta ka ardhur, zjarret në hapësira të hapura vazhdojnë të paraqesin rrezik në disa pjesë të vendit. Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se deri në orën 07:30 të mëngjesit janë regjistruar...

shtator 23, 2026 - 12:30
As vjeshta nuk i ndal zjarret në male, 28 raste të regjistruara

Edhe pse temperaturat kanë nisur të bien dhe vjeshta ka ardhur, zjarret në hapësira të hapura vazhdojnë të paraqesin rrezik në disa pjesë të vendit.

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se deri në orën 07:30 të mëngjesit janë regjistruar gjithsej 28 zjarre në hapësira të hapura.

Sipas të dhënave të fundit, 27 prej tyre janë shuar, një është nën kontroll, ndërsa aktualisht nuk ka asnjë zjarr aktiv.

Nën kontroll mbetet zjarri në territorin e komunave Makedonski Brod dhe Sopisht, i cili ka nisur pranë fshatit Belica, në rrethin e Kajorecit, dhe është përhapur në drejtim të Jasenit.

Bëhet fjalë për një zonë pyjore me bimësi të ulët dhe të përzier.

Pavarësisht ardhjes së vjeshtës, situata tregon se rreziku nga zjarret në terrene malore dhe hapësira të hapura ende nuk ka kaluar. Gazeta Flaka

The post As vjeshta nuk i ndal zjarret në male, 28 raste të regjistruara appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.