ASh: 25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, e drejta për arsim në gjuhën shqipe nuk mund të vihet në pikëpyetje

Njëzet e pesë vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, është e papranueshme që në Maqedoninë e Veriut ende të diskutohet për të drejta që duhej të ishin të pakontestueshme. Arsimimi në gjuhën amtare është një shtyllë e marrëveshjes dhe nuk mund të r...

gusht 18, 2026 - 14:30
ASh: 25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, e drejta për arsim në gjuhën shqipe nuk mund të vihet në pikëpyetje

Njëzet e pesë vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, është e papranueshme që në Maqedoninë e Veriut ende të diskutohet për të drejta që duhej të ishin të pakontestueshme.

Arsimimi në gjuhën amtare është një shtyllë e marrëveshjes dhe nuk mund të relativizohet apo të varet nga vullneti i një qeverie a shumice politike.

Ky përvjetor duhet të shërbejë për të parë sa prej obligimeve janë bërë realitet i përditshëm, e drejta e çdo fëmije shqiptar për t’u arsimuar në gjuhën e vet duhet të vlejë njësoj në çdo komunë dhe shkollë.

Çdo cënim i standardeve të arritura prek drejtpërdrejt frymën e Marrëveshjes dhe marrëdhëniet ndëretnike mbi të cilat mbështetet stabiliteti i vendit.

Pas 25 vitesh, shqiptarët nuk duhet të kërkojnë sërish realizimin e të drejtave të fituara. Institucionet kanë detyrim t’i zbatojnë plotësisht, pa vonesa dhe pa standarde të dyfishta. Marrëveshja e Ohrit duhet të jetojë në institucione dhe në jetën e përditshme, jo vetëm në fjalimet për përvjetorë.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.