ASH: Bërvenica nuk frikësohet, VLEN-i të ndalojë presionin ndaj banorëve!

Nëpërmjet një reagimi nga ASH i kërkojnë partisë shqiptare në pushtet të ndalojë presionin mbi qytetarët e Bërvenicës, dhe siç thonë nga ata pushteti nuk është pronë private dhe institucionet shtetërore nuk janë intrumente për mbledhjen e v...

tetor 15, 2026 - 14:00
ASH: Bërvenica nuk frikësohet, VLEN-i të ndalojë presionin ndaj banorëve!

Nëpërmjet një reagimi nga ASH i kërkojnë partisë shqiptare në pushtet të ndalojë presionin mbi qytetarët e Bërvenicës, dhe siç thonë nga ata pushteti nuk është pronë private dhe institucionet shtetërore nuk janë intrumente për mbledhjen e votave.

VLEN-i duhet ta kuptojë njëherë e përgjithmonë se pushteti nuk është pronë private dhe institucionet shtetërore nuk janë instrumente për të mbledhur vota!

Raportimet për praninë e veturave zyrtare, funksionarëve dhe sigurimit të tyre nëpër vendbanimet e Bërvenicës janë shqetësuese dhe kërkojnë sqarim të menjëhershëm. Nëse mendoni se me vetura zyrtare, eskorta dhe demonstrim pushteti mund ta ndryshoni vullnetin e banorëve, e keni gabim rëndë!

Çfarë kërkojnë funksionarët shtetërorë ditë e natë nëpër lagjet dhe kafeteritë e Bërvenicës? Kush i paguan këto lëvizje? A po përdoren resurset e shtetit për interesa partiake?

Bërvenica nuk është kazermë, banorët e saj nuk janë ushtarë dhe vota nuk merret me presion!

U bëjmë thirrje institucioneve kompetente të verifikojnë menjëherë këto raportime dhe çdo dyshim për keqpërdorim të automjeteve zyrtare dhe pozitave shtetërore për qëllime elektorale.

VLEN-i le ta kuptojë se funksionet janë të përkohshme, ndërsa dinjiteti i njerëzve nuk negociohet.

Në Bërvenicë vendosin banorët, jo funksionarët që vijnë me vetura zyrtare dhe sigurim pas vetes!


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.