ASH zgjedh Mumin Xhemailin kryetar të degës në Tearcë
ega e Aleancës për Shqiptarët në Tearcë ka mbajtur kuvendin zgjedhor, në kuadër të procesit të përgatitjeve për Kongresin e V-të të partisë, njofton Aleanca për Shqiptarët. Sipas ASH-së, kuvendi u zhvillua në një atmosferë vëllazërore dh...
ega e Aleancës për Shqiptarët në Tearcë ka mbajtur kuvendin zgjedhor, në kuadër të procesit të përgatitjeve për Kongresin e V-të të partisë, njofton Aleanca për Shqiptarët.
Sipas ASH-së, kuvendi u zhvillua në një atmosferë vëllazërore dhe në përputhje me parimet demokratike të partisë. Kuvendarët e pranishëm zgjodhën Mumin Xhemailin kryetar të ri të degës së Aleancës për Shqiptarët në Tearcë.
“Kuvendarët e pranishëm, me pjesëmarrje të gjerë dhe angazhim aktiv, zgjodhën në mënyrë unanime dhe demokratike Mumin Xhemailin për kryetar të ri të degës së Tearcës të Aleancës për Shqiptarët”, thuhet në njoftimin e ASH-së.
Në kuvend u zgjodh gjithashtu kryesia e re e degës, si dhe delegatët të cilët do ta përfaqësojnë Tearcën në Kongresin e ardhshëm partiak. Sipas partisë, Kongresi pritet të mbahet në muajt në vijim, pas përfundimit të procesit zgjedhor në të gjitha degët.
Në aktivitet mori pjesë edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili së bashku me kryetarin e sapozgjedhur Mumin Xhemaili, u zotuan për vazhdimin e punës në drejtim të zgjerimit dhe konsolidimit të strukturave partiake në terren.
“Forcimi i komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët mbetet një prioritet themelor, duke e kthyer zërin e tyre në pjesë të pandashme të angazhimit politik të Aleancës për Shqiptarët”, theksohet në njoftimin e partisë.
ASH vlerëson se kuvendi zgjedhor në Tearcë është pjesë e procesit të konsolidimit të strukturave të saj në nivel lokal dhe se organizimi në terren përbën bazën e funksionimit të saj politik.
“Aleanca për Shqiptarët riafirmon angazhimin e saj për një politikë të hapur, të përgjegjshme dhe në shërbim të plotë ndaj qytetarëve”, thuhet në fund të njoftimit të partisë. Gazeta Flaka
The post ASH zgjedh Mumin Xhemailin kryetar të degës në Tearcë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.