ASH zgjodhi kryetarin e degës në Tetovë
Dega e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë ka zgjedhur Valdrin Islamin për kryetar të ri, gjatë kuvendit zgjedhor të mbajtur sot, pas përfundimit të procesit zgjedhor në të gjitha nëndegët. Islami mori mbështetjen unanime të kuvendarëve, ndër...
Dega e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë ka zgjedhur Valdrin Islamin për kryetar të ri, gjatë kuvendit zgjedhor të mbajtur sot, pas përfundimit të procesit zgjedhor në të gjitha nëndegët.
Islami mori mbështetjen unanime të kuvendarëve, ndërsa gjatë mbledhjes u zgjodh edhe kryesia e re, e cila do të udhëheqë aktivitetet dhe organizimin e mëtejshëm partiak në Tetovë.
Në kuvend mori pjesë edhe kryetari i partisë, Arben Taravari, i shoqëruar nga përfaqësues të lartë partiakë.
Gjatë fjalimit, Taravari foli për zhvillimet politike në vend dhe rëndësinë e konsolidimit të strukturave partiake, duke kërkuar angazhim më të madh nga anëtarësia.
Nga Aleanca për Shqiptarët njoftojnë se procesi i riorganizimit do të vazhdojë me synimin për forcimin e pranisë së partisë në nivel lokal.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.