Astrit Iseni reagon për dhunën e dyshuar policore në Shkup: “Uniforma nuk është privilegj, por përgjegjësi!”
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar lidhur me pretendimet për dhunë policore ndaj dy qytetarëve në Shkup, më 7 tetor, duke kërkuar zbardhjen e plotë të rastit dhe përgjegjësi nëse konstatohen shkelje. Përmes një...
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar lidhur me pretendimet për dhunë policore ndaj dy qytetarëve në Shkup, më 7 tetor, duke kërkuar zbardhjen e plotë të rastit dhe përgjegjësi nëse konstatohen shkelje.
Përmes një reagimi publik, Iseni bëri të ditur se Departamenti i Kontrollit të Brendshëm po heton ngjarjen, ndërsa theksoi se çdo keqpërdorim i autoritetit policor është i papranueshëm.
“Uniforma është përgjegjësi për të mbrojtur qytetarët dhe për t’i shërbyer ligjit. Çdo keqpërdorim i autoritetit cenon besimin dhe dinjitetin e institucionit”, deklaroi Iseni.
Ai theksoi se angazhimi i tij është ndërtimi i një policie profesionale, transparente dhe të përgjegjshme përpara qytetarëve.
Sipas zëvendësministrit, transparenca dhe llogaridhënia janë thelbësore për ruajtjen e besimit në polici, ndërsa opinioni publik do të informohet për rezultatet e hetimit dhe masat që mund të ndërmerren.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.