Atentat në Berlin: Vritet 27-vjeçari nga Radusha, autorët zhduken

Një 27-vjeçar ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri në Berlin, në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ndodhi pak para orës 03:00 në zonën Köllnische Heide, pranë Sonnenallee. Sipas raportimeve, viktima ishte ndjekur nga dy persona...

shtator 7, 2026 - 19:00
Atentat në Berlin: Vritet 27-vjeçari nga Radusha, autorët zhduken

Një 27-vjeçar ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri në Berlin, në orët e para të mëngjesit.

Ngjarja ndodhi pak para orës 03:00 në zonën Köllnische Heide, pranë Sonnenallee. Sipas raportimeve, viktima ishte ndjekur nga dy persona në Planetenstraße. Në kryqëzimin me Sonnenallee, ndaj tij dyshohet se janë qëlluar gjashtë herë.

Policia dhe ekipet mjekësore tentuan ta reanimonin të plagosurin, por ai ndërroi jetë në vendngjarje.

Autorët janë larguar dhe ende nuk janë identifikuar. Policia ka rrethuar një pjesë të gjerë të zonës, ndërsa hetuesit kriminalistikë po analizojnë provat e mbledhura në vendin e ngjarjes, përfshirë gëzhojat.

Për dokumentimin e detajuar të vendit të krimit është përdorur edhe skaner 3D.

Hetimet po zhvillohen nga Komisioni i 5-të i Vrasjeve me urdhër të Prokurorisë së Berlinit. Motivi i atentatit dhe rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura.

The post Atentat në Berlin: Vritet 27-vjeçari nga Radusha, autorët zhduken appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.