Autobusi del nga rruga te Stençë e Tetovës, policia në kërkim të shoferit
Një autobus bosh ka dalë nga rruga rreth orës 13:30 pranë fshatit Stençë të Tetovës. Sipas informacioneve të para, në autobus nuk kishte udhëtarë. Ngjarja nuk është raportuar në polici, ndërsa kur ekipet policore kanë dalë në terren, shofer...
Një autobus bosh ka dalë nga rruga rreth orës 13:30 pranë fshatit Stençë të Tetovës. Sipas informacioneve të para, në autobus nuk kishte udhëtarë.
Ngjarja nuk është raportuar në polici, ndërsa kur ekipet policore kanë dalë në terren, shoferi nuk ndodhej aty. Autobusi ka dëmtuar edhe bankinën e rrugës.
Policia po punon për gjetjen e shoferit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Jozyrtarisht, bëhet fjalë për autobus komunal.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.