Automjeti godet karrocën e invalidit në Shkup, lëndohet rëndë 70-vjeçari

Më 22 shtator 2026, rreth orës 10:45, në rrugën “Boris Trajkovski” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku. Sipas SPB Shkup, një automjet “Mercedes”, i drejtuar nga P.G. (41) nga Shkupi, ka goditur një karrocë invalidësh në të cilën ndo...

shtator 24, 2026 - 23:30
Automjeti godet karrocën e invalidit në Shkup, lëndohet rëndë 70-vjeçari

Më 22 shtator 2026, rreth orës 10:45, në rrugën “Boris Trajkovski” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku.

Sipas SPB Shkup, një automjet “Mercedes”, i drejtuar nga P.G. (41) nga Shkupi, ka goditur një karrocë invalidësh në të cilën ndodhej T.P. (70), po ashtu nga Shkupi.

Si pasojë e aksidentit, 70-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Një ekip i SPB Shkup ka kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes.

Flaka

The post Automjeti godet karrocën e invalidit në Shkup, lëndohet rëndë 70-vjeçari appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.