Avokati Koci ankohet në Gjykatë Kushtetuese: Presidentja u zgjedh pas afatit

Avokati Arianit Koci i është drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese për shkeljen e afatit që ai pretendon se u bë në mesnatë me zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës Presidente të vendit. Koci shkroi në Facebook se ka depozituar në Kushtetuese “njof...

tetor 7, 2026 - 10:00
Avokati Koci ankohet në Gjykatë Kushtetuese: Presidentja u zgjedh pas afatit

Avokati Arianit Koci i është drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese për shkeljen e afatit që ai pretendon se u bë në mesnatë me zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës Presidente të vendit.

Koci shkroi në Facebook se ka depozituar në Kushtetuese “njoftimin për moszbatimin e aktgjykimit në rastet KO256/26 dhe KO258/26”.

Avokato tha se “Gjykata kishte përcaktuar qartë se procedura për zgjedhjen e Presidentit duhej të përfundonte deri më 6 tetor 2026”, dhe se “sipas të dhënave publike, votimi ka vazhduar edhe pas mesnatës”.

“Gjykata në nenin 226 të aktgjykimit, e ka theksuar edhe pasojën juridike në rast se afati nuk respektohet: shpërndarja e Kuvendit”, shkruan Koci.

Ai tha se “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme” dhe se “pa zbatimin e tyre, nuk ka shtet e shoqëri”.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.