Azizi kërkon që pas Kosovës të unifikojë qëndrimet edhe faktori politik në Shqipëri

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale pas zhvillimeve të fundit në Kosovë, duke vlerësuar vendimin për bashkimin rreth një qëllimi të përbashkët. Azizi përgëzoi Kosovën për, siç shkruan ai, zgjedh...

tetor 7, 2026 - 15:30
Azizi kërkon që pas Kosovës të unifikojë qëndrimet edhe faktori politik në Shqipëri

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale pas zhvillimeve të fundit në Kosovë, duke vlerësuar vendimin për bashkimin rreth një qëllimi të përbashkët.

Azizi përgëzoi Kosovën për, siç shkruan ai, zgjedhjen e unitetit në një periudhë të vështirë, ndërsa presidentes së re, Justina Shiroka Pula, i uroi sukses në detyrën e saj.

Në mesazhin e tij, deputeti i VLEN-it shprehu shpresën që kjo frymë të shtrihet edhe në hapësirat e tjera shqiptare, duke bërë thirrje që edhe faktorët politikë në Tiranë të tejkalojnë dallimet për çështje që ai i lidh me Republikën, kohezionin dhe stabilitetin.

“Shpresoj që kjo frymë të ngadhënjejë në të gjitha trojet tona. Tani është koha që edhe faktorët politikë në Tiranë të tejkalojnë vetveten, për Republikën, për kohezionin, për stabilitetin”, shkruan Azizi.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.