Bahtiri i VV s’përmbahet: Studentët në Tiranë po përgjaken nga një pushtetar që s’ka gjak shqiptari, jep dorëheqje Edi Rama

Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri, ka reaguar rreth protestës që po ndodh në Tiranë. Ai ka thënë se e dënon dhunën ndaj studentëve në Tiranë duke e akuzuar kryeministrin shqiptar se po qeveris në mënyrë diktatoriale. Bahtiri e ka akuzuar Ramën...

tetor 14, 2026 - 20:30
Bahtiri i VV s’përmbahet: Studentët në Tiranë po përgjaken nga një pushtetar që s’ka gjak shqiptari, jep dorëheqje Edi Rama
bahtiri:-ura-e-ibrit-hapet-pas-5-shkurtit

bahtiri:-ura-e-ibrit-hapet-pas-5-shkurtit

Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri, ka reaguar rreth protestës që po ndodh në Tiranë. Ai ka thënë se e dënon dhunën ndaj studentëve në Tiranë duke e akuzuar kryeministrin shqiptar se po qeveris në mënyrë diktatoriale.

Bahtiri e ka akuzuar Ramën se po frikësohet nga rinia, dituria dhe fjala e lirë, ndërsa ka thënë se dhuna ndaj studentëve është turp për Shqipërinë.

Ai gjithashtu ka pretenduar se Rama e ka mendjen te Beogradi dhe ka paralajmëruar se nuk duhet të lejohet që të shtypet e ardhmja e vendit.

“Jep dorëheqje, o i pafytyrë! Shteti nuk bie para këmbëve të tua!”, ka shkruar Bahtiri.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.